Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ushtrojnë të drejtën e votës
Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ka nisur procesi i votimit për personat e privuar nga liria që gëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar. Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë arritur me kohë në qendër, duke mundësuar zhvillimin e procesit sipas planifikimeve të parapara. Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Avni Miftari, ka bërë të…
Lajme
Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ka nisur procesi i votimit për personat e privuar nga liria që gëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.
Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë arritur me kohë në qendër, duke mundësuar zhvillimin e procesit sipas planifikimeve të parapara.
Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Avni Miftari, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton ka obligim ligjor dhe kushtetues t’ua mundësojë të burgosurve ushtrimin e së drejtës së votës.
“Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë ardhur me kohë. Ne si institucion korrektues e kemi për obligim që secilit të burgosur t’ia ofrojmë këtë të drejtë për të votuar, e cila garantohet me Kushtetutë. Në këtë qendër për momentin kemi 65 të burgosur që kanë të drejtë vote”, tha Miftari për Teve1.
Ai theksoi se përgatitjet për procesin zgjedhor janë bërë në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme, Qendrën Operative dhe ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor, duke siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Procesi i votimit në institucionet korrektuese synon t’u garantojë personave që gëzojnë të drejtën e votës pjesëmarrjen në proceset demokratike, në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës.