KQZ reagon pas rastit në Kamenicë: Asnjë institucion publik nuk lëshon dokumente të dielën
Prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është bërë e ditur se sot nuk lejohet lëshimi i vërtetimeve mjekësore, pasi asnjë institucion publik nuk mund të lëshojë dokumente gjatë ditës së diel. Sipas KQZ-së, në rastet kur paraqiten situata të tilla, ato raportohen në Policinë e Kosovës. Këto komente nga KQZ-ja janë bërë pasi në Kamenicë…
Lajme
Prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është bërë e ditur se sot nuk lejohet lëshimi i vërtetimeve mjekësore, pasi asnjë institucion publik nuk mund të lëshojë dokumente gjatë ditës së diel.
Sipas KQZ-së, në rastet kur paraqiten situata të tilla, ato raportohen në Policinë e Kosovës.
Këto komente nga KQZ-ja janë bërë pasi në Kamenicë është raportuar një rast i tillë, ku një qytetare ka mbetur në kabinë të votimit, pasi i është kërkuar vërtetimi mjekësor i para një jave.