Te Biden s’po mund te hyjë: Kurti pritet nga një kryetare komune në provincën e Izmirit në Turqi

Në kuadër të vizitës në Turqi, kryeministri Albin Kurti u prit sot nga kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare. Kryeministri Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fiçi për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë. Në takim…

Lajme

04/07/2024 22:23

Në kuadër të vizitës në Turqi, kryeministri Albin Kurti u prit sot nga kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare.

Kryeministri Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fiçi për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.

Në takim u diskutua mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti u takua me guvernatorin e Izmirit Suleyman Elban.

Kurti po ashtu do të takohet edhe me diasporën shqiptare në Turqi.