Të akuzuarit sillen në gjykatë – Vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt
Në Pallatin e Drejtësisë po mbahet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i cili ka ndodhur më 29 nëntor 2023. Në seancë, tanimë janë të pranishëm edhe tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net. Në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmitarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim…
Lajme
Në Pallatin e Drejtësisë po mbahet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i cili ka ndodhur më 29 nëntor 2023.
Në seancë, tanimë janë të pranishëm edhe tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net.
Në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmitarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë.
Në seancën e fundit të mbajtur më 10 tetor, pritej të dëshmojë babai i Naim Murselit, Shaban Murseli por ai nuk ishte i pranishëm.
Shaban Murseli ishte paraparë të dëshmoj edhe sot, por i njëjti përsëri po mungon pasi që e ka njoftuar Gjykatën se ndodhet në Suedi dhe nuk mund të marrë pjesë. /Lajmi.net/


