Tayna thotë se kështu e falënderon Zotin për bekimet që i ka

Tayna i dokumenton në një fletore gjërat me të cilat ndihet mirënjohëse.

ShowBiz

18/04/2020 10:16

Tayna u bë shumë shpejt emër i suksesshëm në estradë, ajo tani numëron disa hite, shkruan lajmi.net.

Reperja, gjatë këtyre ditëve të pandemisë po qëndron e mbyllur në shtëpi, por nuk e ka ndalur punën për këngët e reja.

Artistja së fundi publikoi këngën “A jo”, të cilën këtë herë e solli vetë me audio, për shkak të pandemisë.

Në postimin e fundit, Tayna tregon se shkruan në një fletore për të gjitha gjërat që është mirënjohëse dhe kjo është mënyra se si e falënderon Zotin për bekimet e saj.

“Unë shkruaj gjithçka për atë që jam mirënjohëse në këtë fletore çdo ditë, kështu që mund ta lexoj dhe të ndihem ndihem më mirë kurdo që ndihem keq. Të jesh mirënjohëse në jetë, të sjell më shumë gjëra për të qenë e tillë, kështu që unë rrallë ndihem keq sidoqoftë, por kjo është mënyra se si e falënderoj Zotin për bekimet e mia”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/