Taylor Swift po kalon periudhë të rëndë, e ëma e saj diagnostikohet me tumor
Taylor Swift pranon se nëna e saj Andrea është diagnostikuar me tumor në tru.

ShowBiz
Taylor Swift zbuloi se nëna e saj, Andrea Swift, e cila po luftonte me kancerin e gjirit, është diagnostikuar me tumor të trurit, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja e “Cornelia Street”, 30 vjeç, rrëfeu me emocion për “Variety”, ku flet edhe për dokumentarin e saj të ardhshëm në Netflix, “Miss Americana”, i cili do të dalë premiere në “Sundance Film Festival”.
Ajo tha se Andreas i është kthyer kanceri, ndërsa pop-ylli ishte duke xhiruar dhe shphjegon “Ajo po kalonte kimioterapitë dhe kjo është shumë e vështirë për një person të kalojë në të”.
Këngëtarja shtoi “Ndërsa ajo po kalonte trajtimin, ata gjetën një tumor të trurit. Ishte vërtetë një moment i vështirë për ne si familje”.
Betejat shëndetësore të nënës së Taylor ndikuan në vendimin e saj për të mbajtur turneun për albumin e saj të fundit, “Lover”, në minimum, kështu që ajo mund të ishte aty sa herë që nëna e saj kishte nevojë për të.
“Dua të them, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne nuk e dimë se çfarë trajtimi do të zgjedhim, “ndau ajo. “Ishte thjesht vendimi për këtë kohë, tani për tani, për atë që po ndodh.”
Taylor foli për shëndetin e nënës së saj në këngën e saj “Soon You’ll Get Better” me Dixie Chicks.
Andrea u diagnostikua për herë të parë me kancer të gjirit më 2015. /Lajmi.net/