Kurti viziton STATION F në Paris, kampusin më të madh në botë për startup-e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar në Paris qendrën e teknologjisë dhe inovacionit STATION F, e njohur si kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e. Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se STATION F, e cila dikur shërbente si depo kryesore e mallrave dhe stacion treni, sot ofron rreth…

Lajme

09/11/2026 14:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar në Paris qendrën e teknologjisë dhe inovacionit STATION F, e njohur si kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e.

Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se STATION F, e cila dikur shërbente si depo kryesore e mallrave dhe stacion treni, sot ofron rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë dhe mbështet mbi 9 mijë startup-e, me më shumë se 700 investitorë dhe mbi 30 programe.

Gjatë vizitës, Kurti ka takuar përfaqësues të kompanive që zhvillojnë platforma të integruara për mbështetjen e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave publike përmes inteligjencës artificiale dhe shkencave të sjelljes.

Ai ka zhvilluar takime edhe me kompani të sektorit të teknologjisë së mbrojtjes (Defence Tech), të specializuara në sistemet autonome nënujore dhe dronët detarë për mbrojtjen e flotave ushtarake, porteve dhe infrastrukturës kritike ujore.

Kurti ka theksuar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor të Kosovës, por sipas tij, potenciali i këtij sektori është edhe më i madh.

Ai ka vlerësuar se ndërtimi i një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit, përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe partneriteteve me ekspertë e qendra ndërkombëtare, është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori në Kosovë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: