Taravari: Rama dhe Kurti kërkuan listë të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë në Klan TV, është deklaruar se një vit më parë është takuar në Maqedoni me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, ku është diskutuar për një bashkim të partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare. “Unë kam pasur një takim të përbashkët…

Lajme
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë në Klan TV, është deklaruar se një vit më parë është takuar në Maqedoni me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, ku është diskutuar për një bashkim të partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare.
“Unë kam pasur një takim të përbashkët me dy kryeministrat shqiptar, zotin Edi Rama dhe zotin Albin Kurti në një prej hoteleve në Maqedoni. Të dy kryeministrat ishin në një samit, u takuam bashkë dhe insistimi i tyre ka qenë që vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare të gjithë partitë shqiptare të dalin me një listë të përbashkët. Pra, insistimi i tyre ishte: a mund të bëhemi bashkë? Do të ishte shumë mirë që të bashkohemi. Të dy kërkuan që të dalim me një listë dhe kërkuan që të dalin me një kandidaturë për kryetar shteti, president shteti”, tha Taravari.
Sipas tij, takimi ka qenë miqësor dhe është shënuar përputhje e plotë me dy çështje: mbështetjen për listat e përbashkëta me kandidatura të propozuara nga partitë dhe garancinë për vazhdimësinë e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.
“Ishte një takim shumë miqësor dhe dy gjëra të cilat kryeministrat kishin përputhshmëri absolute është që mirë është që të shkohet me lista të përbashkëta dhe pastaj të ndahemi në bazë të anketave, raporti kush sa deputet propozon. Këtu është fjala për lista të mbyllura, partia propozon kandidaturat, nuk janë lista të hapura. Kërkesa e dytë ishte që ne të jemi ata që garantojmë, kushdoqoftë në qeveri, rrugëtimin europian të Maqedonisë”, shtoi Taravari.