Tani pjesë e Big Brother Albania, por Valbona Mhilli kishte deklaruar më parë se nuk do të hynte kurrë
Valbona Mhilli iu bashkua mbrëmjen e djeshme (e shtunë) shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo u shpreh e lumtur për këtë eksperiencë, ndonëse për publikun u bë më e njohur për shkak të një gafe që kishte bërë në televizor, ku edhe me atë rast u largua nga puna si prezantuese.…
ShowBiz
Valbona Mhilli iu bashkua mbrëmjen e djeshme (e shtunë) shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo u shpreh e lumtur për këtë eksperiencë, ndonëse për publikun u bë më e njohur për shkak të një gafe që kishte bërë në televizor, ku edhe me atë rast u largua nga puna si prezantuese.
Asaj iu publikua një video, ku ishte shprehur se nuk do të bëhej pjesë e ndonjë formati të tillë.
Në një intervistë për Bordo, bukuroshja theksoi se nuk mund ta bënte për shkak të lidhjes që ka me familjen.
“E sheh veten si një banore në Big Brother VIP?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.
Valbona u përgjigj: “Mendova se ku do më dërgoje të jetoja. Nëse do më pyesje ‘Bonë më thuaj të vërtetën a do doje të ishe”. Jo nuk e bëj dot”.
“Unë jam shumë e lidhur me familjen. Nëse më përpara unë shpenzoja kohën time në diçka tjetër, tani e gjithë koha ime i është përkushtuar familjes, kështu që jo nuk do e bëja dot”, theksoi ndër të tjerash.