Tallava shoqëri, tallava provimi i maturës!

Gjenerata të tëra nxënësish të mirë dhe të zellshëm, po e humbin vullnetin për mësim dhe po demoralizohen për jetë.

Opinion

30/06/2016 16:27

Shkruan: Arianit Koci

Provimi i maturës, si duket ka mangësi të mëdha. Ka nxënës/e që kurrë në jetë nuk e kanë pasur asnjë katërshe – kanë qenë të zellshëm dhe aktiv, por nuk e kanë kaluar provimi.

Në anën tjetër, ka nxënës që vazhdimisht kanë qenë në riprovim – tërë vitet e shkollës së mesme, kanë munguar vazhdimisht, por e kanë kaluar këtë provim pa problem. Madje, disa nga këta ” ngelcana” me rezultate kulminante, kanë korrur sukses.

Gjenerata të tëra nxënësish të mirë dhe të zellshëm, po e humbin vullnetin për mësim dhe po demoralizohen për jetë.

Në anën tjetër, kopjuesit po favorizohen. Për më tepër, të njejti madje po krekosën haptazi, nëpër kafiteri, se si kanë kopjuar.

Turp pēr gjithë neve!

Çka na ka mbetë me ju thënë fëmijëve? Vjedhni, kopjoni e mashtroni.

Ushtrojeni mirë këto ” mjeshtri”.

Vetëm ashtu arritni sukses në këtë shoqëri.

Arsimin e kemi problemin numër një në Kosovë!