Talebanët: Gratë do të kenë të drejta sipas sheriatit
Talebanët për herë të parë i janë drejtuar popullit pas marrjes së kontrollit përmes një konference për media në Kabul.

Bota
“Unë do të doja të siguroja bashkësinë ndërkombëtare se askush nuk do të dëmtohet”, ka thënë zëdhënësi Zabihullah Mujahid.“Ne nuk duam të kemi ndonjë problem me bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi të drejtë të veprojmë sipas parimeve tona fetare. Vendet e tjera kanë qasje, rregulla dhe rregullore të ndryshme …
Afganët kanë të drejtë të kenë rregullat dhe rregulloret e tyre në përputhje me vlerat tona”.“[Ne] jemi të përkushtuar ndaj të drejtave të grave nën sistemin e sheriatit [ligjit islam]”, thotë Mujahid.“Ata do të punojnë krah për krah me ne. Ne do të donim të siguronim bashkësinë ndërkombëtare se nuk do të ketë diskriminim”.