Takohet për herë të parë me të atin, ai e përdhunon

Një vajzë e cila ka takuar të atin e saj për herë të parë është dhunuar më pas nga ai, ka njoftuar një gjykatë në Australi.

Bota

08/04/2016 05:28

Vajza nga Melburni i Australisë e kishte takuar të atin e saj pas 20 vitesh që nuk e kishte parë, transmeton lajmi.net

Viktima ka treguar për gjykatën se ishin vetëm në shtëpi kur i ati e përdhunoi atë, së pari duke i kërkuar një përqafim.

Në gjykatë vajza kishte thënë se unë nuk them dhe nuk bëj asgjë.

I ati i saj i kishte thënë gjykatës se ajo e kishte nxitur për të kryer mardhënie dhe se ky i fundit e kishte kundërshtuar.

“Unë isha e lumtur të takoj babain tim pas shumë vitesh edhe pse e dija se kishte kaluar kohë të gjatë në burg për shkak të sulmeve fizike” u shpreh viktima.

43-vjeçari u dënua me 4 vite burgim nga gjykata por pas kërkesave të tij për ulje të dënimit, gjykata e zbriti atë në 3 vite./lajmi.net