Haziri për Kurtin: Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt. Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’. “Sepse është legjitime me zgjedh format…

Lajme

02/06/2025 18:49

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt.

Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’.

“Sepse është legjitime me zgjedh format dhe metodë të fushatës negative, zaten nuk duhet me u befasu që ka ofendu me çdo term, sepse tash e 20 vjet e ka bë njëjtë. Sepse Kurti ka qëllim. Qëllimi i tij është kështu: Sot ai e ka marrë parimin, edhe, edhe. Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, nuk funksionon kjo punë”.

“Zoti Kurti paradite thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me zotin Fatmir Limaj me bë marrëveshje politike. Në mesnatë thirre deputetë me ia votu Kuvendin dhe Qeverinë”, vijoi tutje ai në klankosova.