Takohen liderët politikë në Maqedoni, kërkojnë dalje nga kriza
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate dhe i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka paralajmëruar se sot do të ketë një takim në Shkup mes liderëve të partive më të mëdha politike.
Lajme
Sipas tij përveç kryetarëve të katër partive politike, LSDM, VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH, në takim pritet të marrin pjesë edhe ambasadorët BE-së dhe SHBA-ve, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
Në takim pritet të bisedohet për daljen nga kriza duke marrë parasysh edhe afatin e fundit që LSDM ka dhënë për arritjen e një marrëveshje.
Sipas Zaevit, partitë politike kanë kohë deri në fund të muajit, përndryshe do të fillojë të shkruhet raporti i progresit të Maqedonisë, me të cilin do të vendoset nëse vendi do të mbajë rekomandimin për anëtarësim në BE ose do ta humbasë atë.
Opozita dhe shoqëria civile këmbëngulin se Gruevski nuk duhet të vazhdojë të jetë kryeministër dhe të organizojë zgjedhjet e parakohshme. (Alsat)