Takohen Haradinaj e Tahiri për zhvillimet e fundit politike, epilogu: Do të bëhet mirë bre vallahi
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe këngëtarin Labinot Tahiri.
Lajme
Haradinaj e ka zhvilluar këtë takim me deputetin Tahiri për të diskutuar në lidhje me situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë.
Ndërkohë, këtë e ka bërë të ditur edhe vet deputeti Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook.
Duke e komentuar takimin, Tahiri ka shkruar: “Do të bëhet mirë bre vallahin”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot në takimin e radhës me njeriun e hekurt dhe të pa nënshtruar, Z Ramush Haradinaj!
Do behet mirë bree vallahin✊?