Takohen grupi koordinues për rishikimin e kurrikulave lëndore, Nagavci: Do të organizojmë së paku tetë debate publike

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë filluar takimet me grupin koordinues për rishikimin e kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillore dhe atë të mesëm të ulët. Ajo ka thënë se rishikimi i kurrikulave nuk është një proces formal apo teknik, por një ndërhyrje e domosdoshme për të rritur…

Lajme

10/02/2026 16:30

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë filluar takimet me grupin koordinues për rishikimin e kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillore dhe atë të mesëm të ulët.

Ajo ka thënë se rishikimi i kurrikulave nuk është një proces formal apo teknik, por një ndërhyrje e domosdoshme për të rritur cilësinë e arsimit, për të ndalur përsëritjet e panevojshme, mungesën e koherencës dhe shkëputjen nga kurrikulat bërthamë dhe konceptet kyçe të të nxënit.

“Në kuadër të përfshirjes së gjerë publike, MAShTI do të organizojë së paku tetë debate publike, shtatë prej tyre në rajone të ndryshme të vendit, për të siguruar përfshirjen reale të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, ekspertëve dhe qytetarëve, kontributet e të cilëve do të dokumentohen dhe do të shërbejnë si bazë për analizën përfundimtare. Procesi do të përmbyllet me një raport gjithëpërfshirës me gjetje dhe rekomandime konkrete deri në fund të muajit prill, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe vendimmarrje të bazuar në evidencë në kuadër të reformës kurrikulare”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka thënë se janë të përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor funksional dhe bashkëkohor, që u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe mbështet zhvillimin afatgjatë të vendit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: