Takimi Vitia-Arsenijeviq- Kur dhe pse ndodhi?

Një video-incizim i publikuar nga Betimi për Drejtësi, dëshmon një takim të ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, me politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq. Në pamjet e bashkëngjitura në videon më poshtë, mund të shihet deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Vitia, me politikanin serb, të njohur për iniciativat e protestave në veri të…

Lajme

24/09/2024 16:24

Një video-incizim i publikuar nga Betimi për Drejtësi, dëshmon një takim të ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, me politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Në pamjet e bashkëngjitura në videon më poshtë, mund të shihet deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Vitia, me politikanin serb, të njohur për iniciativat e protestave në veri të vendit dhe arrestime të shumta pikërisht për këtë shkak.

Sipas deklarimeve të ministrit Vitia ishte Arsenijeviq ai që u afrua për ta takuar, dhe takimi në fjalë ndodhi në tetor të vitit të kaluar.

Ndërsa, Arsenijeviq iu është referuar Vitisë si “ministri i vetëm normal në qeverinë Kurti“.