Takimi Rudolph-Haxhiu: Riafirmoi angazhimin e Gjermanisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun. Në këtë takim, Rudoplh e ka uruar Haxhiun për zgjedhjen e saj si kryekuvendare, shkruan lajmi.net. “Ai riafirmoi angazhimin e Gjermanisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, duke nënvizuar domosdoshmërinë e stabilitetit institucional. Të dy diskutuan zgjedhjet e ardhshme presidenciale…

Lajme

04/03/2026 09:54

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun.

Në këtë takim, Rudoplh e ka uruar Haxhiun për zgjedhjen e saj si kryekuvendare, shkruan lajmi.net.

“Ai riafirmoi angazhimin e Gjermanisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, duke nënvizuar domosdoshmërinë e stabilitetit institucional. Të dy diskutuan zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shqyrtuan mënyrat për të thelluar bashkëpunimin midis parlamenteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: