Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka komentuar mbi samitin e zhvilluar në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, duke e cilësuar si një zhvillim shpresëdhënës për mbarimin e konfliktit në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Erdogan shprehu mbështetjen e tij për bisedimet dhe theksoi rëndësinë e…

Bota
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka komentuar mbi samitin e zhvilluar në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, duke e cilësuar si një zhvillim shpresëdhënës për mbarimin e konfliktit në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Erdogan shprehu mbështetjen e tij për bisedimet dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në këtë proces paqësor. Ai theksoi se një dialog i tillë mund të shërbejë si bazë për ndërtimin e një paqeje afatgjatë.
“Turqia mbetet e përkushtuar për të dhënë ndihmesën e saj në çdo nismë që synon vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon,” u shpreh ai.