Takimi Maqedonci-Hovenier: Diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se së fundmi është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Maqedonci tha se në takimin mes tyre u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe situatën e përgjithshme të sigurisë. “Me Ambasadorin Hovenier diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në…

Lajme

17/10/2024 17:19

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se së fundmi është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Maqedonci tha se në takimin mes tyre u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe situatën e përgjithshme të sigurisë.

“Me Ambasadorin Hovenier diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë. U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, shkroi Maqedonci në një postim në llogarinë e tij në Facebook..

Maqedonci shtoi se SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat./Lajmi.net