Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi më 17 dhjetor

Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi pritet të mbahet më 17 dhjetor. Qe takimi do të mbahet gjatë muajit dhjetor e ka konfirmuar para një ditë më parë edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët…

Lajme

26/11/2024 15:25

Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi pritet të mbahet më 17 dhjetor.

Qe takimi do të mbahet gjatë muajit dhjetor e ka konfirmuar para një ditë më parë edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Sipas Lajçak, palët janë angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

Ndërkaq, takimi i fundit mes palëve në kuadër të dialogut për përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve u mbajt në fund të muajit që lamë pas./Lajmi.net