Takimi i Haxhiut me Kurtin, Gërvallën e pakicat, reagon Deliu-Kodra: Mundeni ta mashtroni vetën, Kosovën jo

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar në lidhje me takimin e u.d të Presidentes, Albulena Haxhiut me krerët e partive që janë në pushtet dhe atyre të pakicave. Në postimin e bërë, deputetja ka thënë se pushtetarët janë duke e cenuar rendin kushtetues dhe se e kanë bllokuar shtetin, transmeton lajmi.net. Postimi…

Lajme

18/08/2026 13:01

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar në lidhje me takimin e u.d të Presidentes, Albulena Haxhiut me krerët e partive që janë në pushtet dhe atyre të pakicave.

Në postimin e bërë, deputetja ka thënë se pushtetarët janë duke e cenuar rendin kushtetues dhe se e kanë bllokuar shtetin, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë: 
S’ju ka mbetë ma as argument, as rrugëdalje. E kanë cenu rendin kushtetues, e kanë blloku shtetin dhe tash po e luajnë shtetin mes vete.
Takohen me njëri tjetrin, koordinohen me njëri tjetrin, fotografohen me njëri tjetrin, e presin që qytetari me besu se kjo është Kosovë normale.
Mundeni me e mashtru veten. Kosovën jo./lajmi.net/