Takimi i fundit mes Orav dhe Sveçla: Theksohet mbështetja e vazhdueshme e BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Avio Orav pati sot një mundësi të fundit për të diskutuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën në luftimin e krimit të organizuar, kundërterrorizmin dhe menaxhimin e migracionit. Për këto çështje, Orav foli në takimin lamtumirës që kishte me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Pos tjerash, ambasadori foli…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Avio Orav pati sot një mundësi të fundit për të diskutuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën në luftimin e krimit të organizuar, kundërterrorizmin dhe menaxhimin e migracionit.
Për këto çështje, Orav foli në takimin lamtumirës që kishte me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pos tjerash, ambasadori foli edhe për përpjekjet për të siguruar një strukturë multietnike të Policisë së Kosovës.
“Unë do të largohem, por puna vazhdon”, theksoi Orav.