Takimi i Bislimit me Petkoviq në Bruksel, Gashi: Nuk kanë legjitimitet demokratik dhe nuk kanë autorizim prej Kuvendit me i ndërmarr këto veprime
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar për media para se të filloj seanca e 30-të për konstiumin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se edhe sot nuk ka ndonjë sinjal për ndryshim por beson që ka ardhur koha që të bëhet një zgjidhje dhe sipas tij është kaluar përtej të arsyeshëm. “Klasa politike…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar për media para se të filloj seanca e 30-të për konstiumin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se edhe sot nuk ka ndonjë sinjal për ndryshim por beson që ka ardhur koha që të bëhet një zgjidhje dhe sipas tij është kaluar përtej të arsyeshëm.
“Klasa politike në Kosovë duhet me gjet zgjidhje, LDK e ka ofruar një të tillë. Nëse është e papranueshme për partinë që ka dal e para atëherë le të bëj veprimet e duhura sepse ka obligim me të drejtën që ka fituar duke dal e para i kanë lind edhe obligimet që me themeluar Kuvendin dhe pastaj edhe Qeverinë. Kur lind një e drejtë lind pastaj edhe një detyrim me automatizëm. E ka të drejtën absolute me e propozu kryetarin apo kryetaren e Kuvendit por e ka edhe detyrimin që për atë kryetar/e me e bë shumicën.”, ka thënë Gashi.
Në lidhje me takimin që ka realizuar dje kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi me atë të Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se nuk kanë legjitimitet.
“Nuk kanë legjitimitet demokratik dhe nuk kanë autorizim prej Kuvendit të Kosovës dhe nuk mund t’i ndërmarrin këto veprime. Nuk ka veprime që mund të ndërmarrim këtë. I vetmi organ që ka legjitimitet popullor është Kuvendi i Kosovës pra deputetët e Kuvendit dhe Kuvendi është i bllokuar, prandaj gjithë përgjegjësia bie mbi partinë e parë së pari por normalisht duke mos përjashtuar edhe përgjegjësinë mbi partinë time.”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/