Takimi i 2 majit, Dukagjin Gorani: Po i afrohemi fundit të lojës

Opinionisti Dukagjin Gorani ka analizuar takimin e 2 majit, takim ky i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit. Sipas Goranit, ajo që mund të thuhet lirshëm është fakti se po i afrohemi fundit të lojës, përcjell lajmi.net. Në anën tjetër, ai komentoi edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se po etiketohet si vetëmenaxhim…

Lajme

27/04/2023 23:47

Opinionisti Dukagjin Gorani ka analizuar takimin e 2 majit, takim ky i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit.

Sipas Goranit, ajo që mund të thuhet lirshëm është fakti se po i afrohemi fundit të lojës, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, ai komentoi edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se po etiketohet si vetëmenaxhim për konsum të brendshëm.

Veç kësaj, Gorani beson se kjo është shtyer për pak kohë, porse duhet thënë sa më shpejt nga Kurti e Bislimi.

“Jemi duke iu afru fundit të lojës, këtë e dimë. E kemi shtyrë, një muaj e dy muaj, por nuk besoj që do të shtyhet më. Nuk do të kemi më mundësi të i ikim. Është koha që ta përbijmë një të vërtetë, të ja tregojmë shoqërisë e të rrinë në pushtet. Zoti Kurti e zoti Bislimi duhet të përqëndrohen në këtë”, shtoi ai në Pressing.