Takim historik i presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me presidentin Bush në Zyrën Ovale (Video)

Pak më shumë se 5 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush kishte pritur presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe kryeministrin Hashim Thaci, në zyrën ovale.

Lajme

23/08/2015 19:47

Kjo ishte vizita e parë pas shpalljes së pavarësisë së dy liderëve shtetëror në një zyre me rëndësi të madhe ku edhe kishin marr përkrahjen e Bushit për shpalljen e pavarësisë.

Bush në atë kohë kishte thënë se shumë shpejt misioni i SHBA-ve do të shndërrohet ne mision të BE-së dhe kishte premtuar se do të lobonte tek shtetet që se kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa presidenti Sejdiu kishte thënë se Kosova është vendi i gjithë qytetarëve, duke premtuar mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Ndërsa Thaçi kishte folur për aspirimin e Kosovës në NATO dhe BE.

YouTube player