Takim grash

Gruaja Demokratike dhe Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës, thellojnë bashkëpunimin.

Lajme

07/06/2016 17:15

Kryetarja e Gruas Demokratike të Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë së Gruas, Vjosa Sheholli, u takuan me Igballe Rugovën nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi në avansimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë. Kryetarja, Pula vlerësoi kontributin e organizatave që tubojnë gratë në realizimin e shumë projekteve në interesat dhe kërkesat e tyre.

Pula dhe Rugova në këtë takim u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes Gruas Demokratike të PDK-së dhe Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.