‘Taken’ vjen si seri televizive
Filmat e serisë 'Taken' do vijnë edhe si serial televiziv në NBC.

ShowBiz
A është e mundur që fansat duan më shumë se tri filma të dalë tanimë të serisë ‘Taken’ me Liam Neeson?
NBC mendon se po, pasi ata kanë vendosur që filmat t’i kthejnë në seri televizive shumë shpejtë, megjithëse jo me aktorin Liam Neeson në krye, transmeton lajmi.net.
Luc Besson, i cili ka shkruar dhe drejtuar të tri filmat, është vendosur si producent ekzekutiv i serisë që do të trregojë se si karakteri i Liam Neeson ka fituar ato aftësi të cilat i shfaq në filma.
Për këtë rol do të vendoset dikush më i ri dhe seriali do të tregojë kohën para se Mills të jetë martuar e të ketë fëmijë, por do konentrohet në kohën kur ai ka punuar në agjensinë e CIA-s.
Ky do të jetë seriali i radhës i dalë nga një film, pas sukseseve që pritet të kenë seritë e reja ‘Limitless’ dhe ‘Minority Report’, që janë dalë nga filmat me po të njëjtit tituj dhe kanë premierat këtë javë./Lajmi.net