Tahiti fton qytetarët të mblidhen sonte në Prizren: Për ta çuar Kosovën përpara
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se do të jetë prezent në tubimin hapës të fushatës, në Prizren. Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri ftoi qytetarët të bashkohen përreth vizionit të Bedri Hamzës, të cilin e quajti “kryeministër i ardhshëm”. “Sonte, nga Prizreni, qyteti i Lidhjes, ku e hapim fushatën…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se do të jetë prezent në tubimin hapës të fushatës, në Prizren.
Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri ftoi qytetarët të bashkohen përreth vizionit të Bedri Hamzës, të cilin e quajti “kryeministër i ardhshëm”.
“Sonte, nga Prizreni, qyteti i Lidhjes, ku e hapim fushatën tonë zgjedhore, e në çdo anë të Kosovës, ju ftoj të bashkohemi përsëri rreth vizionit të Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, për ta çuar Kosovën përpara.
Kjo është një thirrje për unitet, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për secilin qytetar.
Më 28 dhjetor, zgjedhja është e qartë: Bashkë. Përpara” shkroi Tahiri.