Tahiri: ZRrE-ja vepron nën ndikimin e Kurtit, ai sillet si shef i saj

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar për daljen e tyre në treg të lirë të energjisë. Ai tha se Kurtit nuk i takon të negociojë me bizneset, duke ditur se ZRrE-ja është e pavarur. “Kurti nuk është adresë për me…

Lajme

28/05/2025 23:35

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar për daljen e tyre në treg të lirë të energjisë.

Ai tha se Kurtit nuk i takon të negociojë me bizneset, duke ditur se ZRrE-ja është e pavarur.

“Kurti nuk është adresë për me negociu çmimet për energjinë elektrike… kjo i bie që zoti Kurti është një shef i ZRrE-së dhe se ZRrE-ja vepron nën diktatin e Kurtit”, tha ai për Rtv 21.