Tahiri: Sot do të doja të flisnim për raketat “Javelin” të porositura që në vitin 2019 e jo për mungesën e bukës së ushtarëve tanë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar sot pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvend për problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në prag të përvjetorit të gjashtë të themelimit të Ushtrisë, do të donte të të fliste për…

Lajme

14/10/2024 18:02

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar sot pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvend për problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në prag të përvjetorit të gjashtë të themelimit të Ushtrisë, do të donte të të fliste për raketat “Javelin” të porositura që në vitin 2019 nga ministria e mbrojtjes, por duhet të flasin për mungesën e bukës së ushtarëve.

“Kjo situatë është e papranueshme aq më tepër që ministri aktual Maqedonci ka dezertuar nga ushtrimi i detyrës së tij më fisnike në kuadër të qeverisë. Ushtria nuk e meriton një trajtim të tillë sepse është vlera përbashkuese e shoqërisë tonë dhe me të krenohemi të gjithë”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: