Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bë sistematike e të zakonshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka reaguar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Ai ka kritikuar zhvillimet në sektorin e energjisë, duke theksuar se qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta. Sipas tij, “është e…

Lajme

21/04/2026 12:14

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka reaguar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Ai ka kritikuar zhvillimet në sektorin e energjisë, duke theksuar se qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta. Sipas tij, “është e nevojshme të punohet me përgjegjësi dhe etikë, e jo që ky sektor të shoqërohet vazhdimisht me skandale, si ato me rezervat shtetërore apo energjinë elektrike”, transmeton lajmi.net.

Tahiri deklaroi se realiteti për qytetarët është i vështirë, pasi, siç u shpreh ai, “çdo muaj ata po paguajnë më shtrenjtë për energjinë elektrike krahasuar me të njëjtët muaj të viteve të kaluara”. Ai e cilësoi këtë situatë si të papranueshme, duke shtuar se “kjo është keq dhe turp”.

Më tej, deputeti theksoi se rritja e çmimeve ka qenë e vazhdueshme ndër vite. “Që nga viti 2020, çmimi i energjisë elektrike vetëm është rritur njëra pas tjetrës”, tha ai, duke shtuar se përfitimet financiare po bëhen në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Në fund, Tahiri ngriti shqetësimin se problemet në këtë sektor nuk janë më raste të izoluara, por, sipas tij, “skandalet në energji janë bërë sistematike dhe të zakonshme”./lajmi.net/