Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se raporti për Kosovën i Departamentit Amerikan të Shtetit, është letërnjoftimi i kësaj qeverie. Tahiri tha se Kosova asnjëherë nuk ka marrë klasifikim aq të rëndë, serioz dhe aq të keq në raport me gjendjen në…

Lajme

25/04/2024 12:03

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se raporti për Kosovën i Departamentit Amerikan të Shtetit, është letërnjoftimi i kësaj qeverie.

Tahiri tha se Kosova asnjëherë nuk ka marrë klasifikim aq të rëndë, serioz dhe aq të keq në raport me gjendjen në vend.

“Në historinë e qeverisjes në Kosovë, asnjëherë vendi ynë dhe Qeveria nuk kanë marrë një klasifikim kaq të rëndë, kaq serioz dhe kaq të keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për ta kuptuar se sa keq është dhe sa e rëndësishme është që ky Parlament ta diskutojë këtë raport, ku në faqen e tij të parë flet për një korrupsion serioz në Qeveri”, tha Tahiri.