Tahiri radhitë pikat kryesore që i munguan platformës se kryeministrit Kurti në Bruksel
Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka radhitur tri pikat, që sipas saj, i munguan platformës së Albin Kurtit në Bruksel.
Lajme
Tahiri konsideron që platforma e kryeministrit Kurti në Bruksël ka qenë e dobët. Kësisoj ajo ka dhënë arsyet e veta, shkruan lajmi.net.
Postimi i Tahirit:
Pikat qe i munguan plaftformes se Kurtit ne Bruksel jane:
NJOHJA RECIPROKE NE KUFIJTE AKTUAL – si kerkese kryesore dhe e vetmja arsye e dialogut final.
REPARACIONET E LUFTES – qe perfshine jo vetem ceshtjen e te pagjetureve por gjithe vargun e demshperblimeve te luftes dhe gjenicidit, vrasjen e terrorizimin e dhjetra mijera shqiptareve, dhunimin e 20000 grave, nje milion te debuar, pensionet, depozitat bankare etj.
SUKCESIONI – Kosoves i takon nje e teta e pasurise se ish Jugosllavise, ku ka qene njera nga 8 njesite federale.
Ne te gjitha intervistat keto dite kam theksuar se mungesa e ketyre pikave ka bere qe platforma e qeverise ishte e dobet. Duke qene se kam pasur shume pyetje nga qyetaret permes messengjerit, vendosa tju pergjigjem edhe me shkrim. /Lajmi.net/