Tahiri: Pushteti po përdor paranë publike për qëllime politike, krim institucional

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se veprime e pushtetit dhe synimi për kalim të ligjeve në Kuvend po bëhet me qëllim të përdorjes së parasë publike kundër kundërshtarëve politik. Tahiri ka thënë se është e padrejtë dhe jodemokratike një gjë e tillë. “Siç po shihet zgjedhja e presidentit s’ka rrugë të…

Lajme

25/04/2026 12:37

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se veprime e pushtetit dhe synimi për kalim të ligjeve në Kuvend po bëhet me qëllim të përdorjes së parasë publike kundër kundërshtarëve politik.

Tahiri ka thënë se është e padrejtë dhe jodemokratike një gjë e tillë.

“Siç po shihet zgjedhja e presidentit s’ka rrugë të qëndrueshme. Mos e përdorni paranë publike, sistemin publik për zgjedhje kundër kundërshtarëve politik. Është e padrejtë e jodemokratike. Ky është krim institucional”, ka deklaruar Tahiri.