Tahiri: Platforma “krejt dhe drejt” dështim i madh, Qeveria Kurti ka zbatuar vetëm 11.11% të planit legjislativ

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie ka shpalosur, siç e quajti ai, dështimin e qeverisjes së Kurtit për zbatimin e planit legjislativ. Tahiri tha se nga 54 projektligje të parapara për periudhën janar – qershor 2024, janë miratuar vetëm 6 ose 11.11% e programit, raporton Ekonomia Online. “Do…

Lajme

30/06/2024 16:09

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie ka shpalosur, siç e quajti ai, dështimin e qeverisjes së Kurtit për zbatimin e planit legjislativ.

Tahiri tha se nga 54 projektligje të parapara për periudhën janar – qershor 2024, janë miratuar vetëm 6 ose 11.11% e programit, raporton Ekonomia Online.

“Do të shpërfaq dështimin më të madh të kësaj qeverie, që ndërlidhet drejtpërdrejt me agjendën legjislative. Ky dokument është programi legjislativ për vitin 2024, i cili është miratuar në janar të këtij viti”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së shtroi pyetjen se çka e ka penguar opozita qeverinë për të përfunduar projektligjet.

“Kjo qeveri është fsheh që tri vjet e gjysmë pas asaj se kanë pengesa në zbatim të programit dhe veprimet qeverisëse. Çfarë pengese ka nga opozita kjo qeveri për të zbatuar plan programin e vet, kush e pengon?”.

“A janë ata të cilët gjatë gjithë kohës kanë folur për nevojën e angazhimit, politikave publike? Aështë kjo qeveri që është thirrur në platformën ‘krejt dhe drejt’? Kjo platformë është dështimi më i madh i kësaj qeverie”, shtoi ai.

“Asnjë ligj që lidhet me politikat e programit nuk është përfunduar. Në zbatimin e programit për vitin 2024 në periudhën, kemi 6 apo 11.11 për qind të programit. Projekt ligjet të proceduara në Kuvend 44 apo, 81.48 për qind të gjithë këto të dhëna tregojnë për një normë që do mbahet në mend si normë mashtrimi, mashtrim me letra”, tha Tahiri.

“LVV-ja është partia e cila po i bën gati katër vite qeverisje, ka qenë më shumë se Aleanca. Këta po i bëjnë katër vjet, Aleanca i ka pas 18 muaj. Ky plan legjislativ që është letërnjoftimi i kësaj qeverie, tregon se premtimet kanë qenë mashtrime, një urë 6 metërshe (në Saradran) është i vetmi premtim i zbatuar”, përfundoi deputeti Tahiri.