Tahiri: Personalizimi i raporteve me ShBA-të është mentalitet ballkanik, marrëdhënia me Amerikën është e bazuar në histori

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri deklaroi se personalizimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mentalitet ballkanik. Ajo ka theksuar se aleanca Kosovë-SHBA është ndërtuar nga viti 1992 dhe mbetet e fortë nga koha e Bill Clinton deri te Donald Trump, i cili ka mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. “Personalizimi i marredhenieve me…

Lajme

12/03/2026 09:30

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri deklaroi se personalizimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mentalitet ballkanik.

Ajo ka theksuar se aleanca Kosovë-SHBA është ndërtuar nga viti 1992 dhe mbetet e fortë nga koha e Bill Clinton deri te Donald Trump, i cili ka mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Personalizimi i marredhenieve me SHBA-te eshte nje mentalitet tipik ballkanik – Aleancen Kosove-SHBA e krijoi fati i rende i Kosoves dhe vizioni jone i lidershipit pro-amerikan te cilit ia vendosem themelet ne vitin 1992 – Perkrahja amerikane per Kosoven eshte e palekundur qe nga Presidenti Klinton, e Presidenteve tjere deri te Presidenti Trump i cili sivjet me ligj perkrahu sovranitetin dhe integritetit territorial te Kosoves si dhe ndaloi ndryshimin e kufijeve ne Ballkan, si garanca ma e forte per shtetin e Kosoves ndaj iluzioneve hegjemoniste”, shkruan Tahiri.

Postimi i plotë: