Tahiri për rezultatet e 12 tetorit: Ka dyshime për ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve
Lidhur me rezultatet e 12 tetorit në Mitrovicë, kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se ekzistojnë dyshimet e bazuara mirë për keqpërdorim dhe ndërhyrje te vullneti i lirë i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve lokale rreth një muaj më parë. Tutje, ai u bëri thirrje organeve kompetente që…
Lajme
Lidhur me rezultatet e 12 tetorit në Mitrovicë, kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se ekzistojnë dyshimet e bazuara mirë për keqpërdorim dhe ndërhyrje te vullneti i lirë i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve lokale rreth një muaj më parë.
Tutje, ai u bëri thirrje organeve kompetente që të punohet intensivisht që të zbardhet e vërteta e plotë e këtyre rasteve.
“Realisht ka ndodhur një fenomen që ka diskrepancë të madhe në mes të asaj që është raportuar nga Exit-Pollet, si rezultat i punës së tyre profesionale, dhe numërimit të votave nëpër klasë në shkolla të caktuara”.
“Ajo që aktualisht është reale, është se organet kompetente, dhe hetuesia, por edhe prokuroria, kanë dyshime të bazuara, janë deponuar dyshimet e bazuara, për keqpërdorim dhe ndërhyrje tek vullneti i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Ato janë duke bërë punën e vet në mënyrë që të zbardhet e vërteta, dhe unë jam dhe thërrasë të punohet intensivisht, dhe besoj te organet kompetente që do ta bëjnë punën e tyre në mënyrën më profesionale të mundshme, për shkak që është e nevojshme dhe duhet zbardhur e vërteta”, u shpreh Tahiri në Rubikon.