Tahiri për projektligjin për “çmimet tavan” – e quan diktat dhe paralajmëron strukturë paralele në ekonomi
Besnik Tahiri, deputet i AAK, tha se Projektligji për çmimet tavan nuk ka të bëjë asgjë me misionin që shkruhet në të. Ai pyeti qeverinë nëse janë takuar me prodhuesit, furnitorët, se a kanë mbajtur ndonjë takim me këshillin ekonomik social, kur e kanë formuluar këtë projektligj. Tahiri tha se ky ligj i kësaj qeverie,…
Lajme
Besnik Tahiri, deputet i AAK, tha se Projektligji për çmimet tavan nuk ka të bëjë asgjë me misionin që shkruhet në të.
Ai pyeti qeverinë nëse janë takuar me prodhuesit, furnitorët, se a kanë mbajtur ndonjë takim me këshillin ekonomik social, kur e kanë formuluar këtë projektligj.
Tahiri tha se ky ligj i kësaj qeverie, i imponohet operatorëve ekonomikë sipas fushëveprimit, dhe punon me diktat të plotë.
“Nëse e shihni nenin 1.5 që flet për bordin e pavarur, në kuadër të ligjit te neni 8 shpjegohet themelimi dhe statusi i bordit. Kur lexohet ky nen dhe kur e dëgjoj ministrin dhe zonjën Rozeta që flet për bord të pavarur, më bjen të them se a keni sy me lexu për çka po folni. Ky bord përbëhet nga dy njerëz të MINT-it, pastaj ky bord nuk është e vërtetë që ne vetëm formalisht e votojmë. Tre njerëz tjerë janë të përzgjedhur prej qeverisë. Pra, 2 njerëz i çon MINT, tre i përzgjedh qeveria – të pestit vijnë këtu për t’u votuar dhe ju i keni 61 vota”.
Ai tha se ky ligj nuk bën të votohet sepse legalizon një strukturë paralele.
“Ky bord është strukturë paralele e dikastereve brenda ministrisë”, deklaroi Tahiri./Lajmi.net/