Tahiri: Jemi të interesuar ta dërgojmë VV-në në opozitë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes kësaj partie dhe Vetëvendosjes. Në T7, ai deklaroi se PDK-ja është e bindur që me LVV-në nuk mund ta bëjnë Kosovën më mirë. ‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë.…

Lajme

01/05/2025 21:01

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes kësaj partie dhe Vetëvendosjes.

Në T7, ai deklaroi se PDK-ja është e bindur që me LVV-në nuk mund ta bëjnë Kosovën më mirë.

‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdha. Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?’’, është shprehur Tahiri.