Tahiri flet për marrëveshjen e arritur për sigurimin e automjeteve

​Ministrja për dialogun, Edita Tahiri, ka konfirmuar se më 12 gusht 2015 do të nis zbatimi i marrëveshjes me Serbinë për sigurimin e automjeteve.

Lajme

05/08/2015 19:59

Ajo ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe marrëveshja për fillimin e zbatimit të saj, është bërë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve në dialog.

“Mund të ju siguroj se të dyja shtetet raportuan për përgatitjet e duhura që cdo gjë të shkojë mirë më 12 gusht. Ky është një lajm i mirë për qytetarët sepse mund të udhëtojnë në Serbi apo nëpër serbi me atë policë që posedojnë. Jam e bindur që ky është një rezultat i Brukselit por edhe i Këshillit të Byrove Europiane që ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka thënë Tahiri në një intervistë për RTK’në.

Tahiri tha se në bazë të kësaj, qytetarët do të mund të udhëtojnë me një policë në Maqedoni e me të njëjtën edhe në Serbi.

Qytetarët nuk do të paguajnë më tarifat e larta sic kanë paguar deri tash. Një policë që vlenë në Maqedoni për shembull për mjetin e tyre, ajo do të vlejë edhe për në Serbi.