Tahiri: E domosdoshme të forcohet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Tahiri përmes një video incizimi ka thënë se është e rëndësishme që si Kosovë të kuptojmë se përfaqësimi ynë dhe tregimi për vendin tonë do të ndodhin vetëm atëherë…

Lajme

30/09/2024 19:26

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Tahiri përmes një video incizimi ka thënë se është e rëndësishme që si Kosovë të kuptojmë se përfaqësimi ynë dhe tregimi për vendin tonë do të ndodhin vetëm atëherë kur jemi shumë proaktivë.

“Duhet të forcohet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Jemi në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një ngjarje ku diskutohen tema të rëndësishme si lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe çështjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Është shumë e rëndësishme që si Kosovë të kuptojmë se përfaqësimi ynë dhe tregimi për vendin tonë do të ndodhin vetëm atëherë kur jemi shumë proaktivë. Kjo është një detyrë e nevojshme. Dhe, këtë do ta bëjë me ekipin tim”, ka thënë Tahiri.