Tahiri: Deklarata për Specialen nuk mjafton, kërkohet ndryshimi i ligjit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Tahiri ka vlerësuar se deklarata e miratuar nga Kuvendi lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe ka kërkuar që procedurat për ndryshimin e…

Lajme

29/09/2026 11:19

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tahiri ka vlerësuar se deklarata e miratuar nga Kuvendi lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe ka kërkuar që procedurat për ndryshimin e ligjit të nisin sa më shpejt, raporton lajmi.net

“Kjo nuk mjafton. Prandaj Kuvendi i Kosovës duhet ta nis procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveri s’guxon ta zvarris këtë proces. Duhet ofruar përkrahje institucionale. Është koha për veprime konkrete institucionale. Ne si deputet po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Qytetarët me plotë të drejtë, secilën mbrëmje, secilën ditë, po protestojnë e shprehur revoltën ndaj vendimit të 16 shtatorit, për padrejtësinë historike”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike dhe ka deklaruar se PDK-ja do të kontribuojë në këtë proces.

“Si GP dhe PDK do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces. U bëj apel të gjitha partive politike, për unitet e kontribut konkret”, ka shtuar ai.

Sipas Tahirit, projektligji tashmë ndodhet në Qeveri dhe duhet të procedohet sa më shpejt drejt Kuvendit.

“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Tahiri./Lajmi.net/