Tahiri: 2026 shënon fundin e privilegjeve – pushteti i kthehet popullit me Bedri Hamzën Kryeministër
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se viti 2026 do të shënojë një kthesë të madhe politike në Kosovë, me ardhjen e Bedri Hamza në krye të Qeverisë. Në një postim publik, Tahiri theksoi se me qeverisjen e re pushteti do t’i kthehet qytetarit, duke premtuar rritje të pagave,…
Lajme
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se viti 2026 do të shënojë një kthesë të madhe politike në Kosovë, me ardhjen e Bedri Hamza në krye të Qeverisë.
Në një postim publik, Tahiri theksoi se me qeverisjen e re pushteti do t’i kthehet qytetarit, duke premtuar rritje të pagave, ulje të çmimeve dhe fund të shërbimit të shtetit për pakicën e privilegjuar. “Qeverisja e re do të jetë e drejtë, e fortë dhe në anën e popullit”, ka shkruar ai.
Tahiri ka falënderuar qytetarët e Suharekës, Shtimes dhe Lipjanit për mbështetjen dhe angazhimin, duke theksuar se bashkimi qytetar është kyç për ta çuar Kosovën përpara në një fazë të re zhvillimi politik dhe ekonomik.