Tabela e punës së Donikës

Kadaj-Bujupi bëri vendosjen e tabelës së prioriteteve në fshatrat Trubohoc, Llugë dhe Zallq duke bërë marrëveshjen e fundit me banorët e këtyre fshatrave.

Lajme

26/10/2013 11:20

Kandidatja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  Donika Kadaj-Bujupi ka vazhduar takimet e radhës në fshatrat e Istogut duke vizituar Trubohocin, Llugën e Zallqin.

Ajo është pritur nga shumë banorë të këtyre fshatrave, të cilët, sipas Kandidates së AAK’së, konfirmuan me pjesëmarrjen e tyre se ka ardhur koha për ndryshime në komunën e Istogut.

Në bashkëbisedim këmbëkryq në odë dhe në sallën e shkollës me banorët e kësaj ane, Donika Kadaj- Bujupi u njoftua nga afër me hallet e banorëve të këtyre fshatrave.

Kadaj-Bujupi bëri vendosjen e tabelës së prioriteteve në këto fshatra duke bërë marrëveshjen e fundit më qytetarët e kësaj ane.

”Kjo tabelë është kontratë me ju për punën tonë në mandatin e ardhshëm të qeverisjes së Istogut. Prania juaj konfirmon se jeni të gatshëm edhe ju që bashkë me ne të bëjmë ndryshimet e mëdha në Komunën e Istogut. Prioritetet e vendosura në tabelë janë disa nga synimet tona, por që ne nuk do të ndalemi me kaq” ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.