A do ta ndryshojnë myslimanët librin e tyre të shenjtë Kuranin?
Trajtimi i Kur’anit në aspektin e historicizmit dhe vështrimi hermeneutik ndaj ngjarjeve të reja politike dhe sociale në botë dhe botën islame, ka arritur të tërheq vëmendjen drejt Kur’anit. Pasi kjo çështje është trajtuar në nivel akademik nga teologët muslimanë, për atë dhe kanë mbetur të errëta përmasat tjera në botën islame dhe muslimanët pak janë të informuar me këtë zhvillim të ri.
Lajme
Edhe pse në dukje kjo temë paraqitet si teorike dhe që duhet diskutuar me një metodë të caktuar, por pas saj qëndrojnë faktorë tjerë të rëndësishëm.Në vitin 2007 në Gjermani u publikua një raport me titull “E ardhmja e religjioneve në Evropë”.
Në raport trajtoheshin tema se si duhet kuptuar fenë islame në kohën e tanishme dhe si duhet interpretuar Kur’ani në botën moderne. Sipas këtij raporti i cili financohej nga qeveria gjermane, mësim besimi që do t’i jepej fëmijëve muslimanë në Gjermani do të duhej të bazohej në një interpretim historik të Kur’anit dhe në raport shihej një këmbëngulje në lidhje me këtë çështje mjaft të rëndësishme.Raporti i përgatitur nga Muhammed Kaliç thoshte se profetët e fesë krishtere dhe asaj çifute interpretohen si personalitete historike dhe një gjë të këtillë duhet ta ndërmarrim edhe kur flasim për fenë islame. Pra sipas Kaliç dhe të tjerëve, mësim besimi që do t’i mësohej muslimanëve në Evropë do të fokusohej në atë se ‘tekstet fetare janë historike’, ‘ata kanë funksionuar vetëm në periudhën kur janë zbritur’ dhe ‘të dhënat e tyre për periudhat e mëvonshme ose janë shumë të pakta ose jolegjetime’. Ata (perëndimorët) deri më sot kanë rishikuar shumë herë librat e fesë krishtere dhe çifute dhe ia kanë përshtatur kohëve gjatë historisë, por muslimanët nuk kanë vepruar në këtë mënyrë.
Sipas historicienëve është e pamundur të jetohet një jetë socio – politike, ekonomike dhe legjislative në botën moderne duke u bazuar në referencat e Tevratit (Toras) dhe ungjijve. Feja çifute ka ligje dhe predikime aq të vjetra dhe të prapambetura sa që nëse marrim të orkestrojmë botën në bazë të këtyre ligjeve, atëherë duhet të kthehemi para katër mijë vjetëve. E njëjta gjë vlen edhe për fenë krishtere. Madje kur vështrojmë nga afër një gjë e tillë mund të thuhet edhe Kur’anin dhe sunetin e hz. Muhammedit a.s.. Historicienët thonë se për fenë islame nuk ekziston jeta moderne. Për ata, ose duhet hequr dorë nga faktorët kryesorë gjoja të modernitetit si pavarësia e individit, burrit, gruas, të drejtat e njeriut që janë rezervuar në paketat e jetës moderne ose duhet reformuar feja islame. Të krishterët dhe çifutët janë dorëzuar përballë modernitetit dhe ndryshuan disa nga ligjet e librave të tyre e disa të tjerë i zhdukën fare. Kurse muslimanët jo vetëm që nuk heqin dorë nga Libri i tyre, por ata përpiqen që shoqërinë dhe botën ta koordinojnë në suaza të ligjeve dhe direktivave të fesë islame. Për atë dhe ata konsiderohen kërcënim politik, ushtarak, ekonomik dhe kulturor për civilizimin perëndimor. Thënë ndryshe, nga muslimanët kërkohet që ashtu si çifutët dhe të krishterët fenë e tyre ta kalojnë nga një reformë radikale. Në bazë të historicienëve, problemi nuk është se muslimanët nuk e kuptojnë Kur’anin, por e kundërta, problemi buron nga kuptimi i drejt i Kur’anit nga ana e tyre dhe konflikti mes botës moderne dhe muslimanëve rrënjët i ka në këtë realitet.
Këtu duhet ta përmirësojmë një gabim të vogël. Feja çifute nuk ka realizuar një reformë themelore, por disa çifut për t’iu përshtatur realitetit të botës moderne kanë mbyllur sytë ndaj predikimeve të librit të tyre apo kanë arritur t’i gjejnë disa metoda dhe mënyra për tu bërë si të tjerët. Madje lirisht mund të thuhet se mendimi apo filozofia që qëndron prapa botës moderne është feja çifute apo moderniteti është i ndërtuar nga mentaliteti çifut. Merjem Xhemile, një çifute e udhëzuar në fenë islame (e cila më pas u martua si grua e dytë e një pakistanezi) ka një konkludim shumë të vërtetë. Sipas saj, bota moderne po krijon probleme edhe për çifutët. Padyshim se nuk janë të paktë intelektualët dhe rabinët çifut që po kryejnë një rezistencë të madhe kundër modernizmit. Rezistenca në fjalë në botën çifute është më e dukshme.
Në këtë drejtim të krishterët, sidomos protestantët janë më të prirur për tu modernizuar. Edhe nëse i mënjanojmë shembujt nga e kaluara, edhe sot mund te jemi dëshmitarë të ndërhyrjeve në Librin e Shenjtë të të krishterëve. Ndryshimet masive të fesë në botën krishtere është njëra nga dëshmitë themelore të këtij realiteti në botën krishtere. z. Kim i cili ka ndryshuar fenë për shkak të këtij realiteti, në lidhje me temën që po e trajtojmë, thotë: “Protestantizmi është një fe që ndryshon. (Ajo ka lindur edhe si protestë ndaj katolicizmit). Madje edhe Ungjilli aq shumë ka ndryshuar sa që iu ka ndryshuar edhe doktrina fetare. Është një fe që ndryshon sipas kohës dhe vendit. Protestantët e pranojnë një gjë të tillë. Por për mua ishte e papranueshme. Fjalët e Zotit nuk ndryshojnë, nuk mund të ndryshohen, fjalët e Tij janë ligjet e kësaj gjithësie. Nëse ndryshojnë këta ligje kemi kaos në gjithësi. Kjo është dhe arsyeja se pse zgjodha islamin. Pra islami është një fe që nuk ndryshon. Është një ligj i drejtë. Po, islami është feja e vetme që shprehë ligjet universale në mënyrën më të drejtë”. (Abdullah Aymaz, Zaman, 23 Nisan, 2002).
Edhe më e çuditshmja është se Ungjilli që po botohet viteve të fundit përmban ndryshime të qëllimshme. Për shembull, Ungjillit të botuar në Prill, 2002, iu kanë hequr me qëllim disa terme dhe fjalë që tregojnë ‘ndarjen gjinore’. Flitet për një ndryshim prej 7% mes ungjijve të rinj dhe atyre të vjetër. Ndryshimet në Librin i cili konsiderohet si ‘fjalë e Zotit’ është ndërhyrje e hapur në Libër. Në ‘Ungjillin e ri’ në vend të ‘Djemtë e Zotit’ do të përdoret shprehja ‘Fëmijët (bijtë) e Zotit’, në vend të ‘vëllezërve’ do të përdoret ‘vëllezërit dhe motrat’. Sipas atyre që e kanë përgatitur këtë botim, një ndërhyrje e tillë është bërë me qëllim të uljes sadopak të diskriminimit gjinor. Ekzistojnë ndryshime edhe në lidhje me hz. Merjemin. Tash e tutje nuk do të thuhet se virgjëresha Merjem në ‘bark do të mbajë fëmijë’, por për të do të thuhet ‘shtatzënë’. (Zaman, 29 Ocak, 2002)
Ky realitet përmban këtë mesazh. Tekstet e Shenjta duhet t’i përshtaten çdo diskursi apo prirjeje shoqërore që mbizotëron në botën moderne. Për shembull, sot muslimanët ligjet dhe predikimet e Librit të tyre të Shenjtë duhet t’ia përshtatin ‘të drejtave të njeriut’ që parashihen në filozofinë liberale perëndimore. Kurse nesër nga ata do të kërkohet që Kur’anin ta ndryshojnë në bazë të diskurseve feministe dhe lëvizjeve homoseksuale.
Në krishterizëm pas Asamblesë së dytë të Vatikanit ka filluar të duket një shenj e rezistencës kundër botës moderne. Por në botën islame, përveç disa intelektualëve, politikanëve dhe qeveritarëve, në qarqet fetare dhe shoqërore nuk është hasur ndonjë nënshtrim ndaj botës moderne dhe rezistenca vazhdon edhe sot e kësaj dite. Nuk duhet që këtë rezistencë ta konsiderojmë si fundamentaliste dhe të prapambetur, për shkak se muslimanët ofrojnë alternativa për zgjidhjen e problemeve botërore. Për atë dhe këtë realitet duhet ta marrim serioz, duhet të thellohemi dhe të mendojmë për atë. Për shembull, ashtu si teologët dhe filozofët myslimanë siç e kishin marrë serioz Juhanna Ed Dimashkin dhe i kishin diskutuar dhe shqyrtuar detajisht mendimet e tij dhe kishin shkruar qindra libra, edhe ne sot duhet të hulumtojmë, studiojmë dhe të mendojmë për tema dhe çështje të tilla tepër të rëndësishme për aktualitetin tonë. Ndoshta duhet vepruar si Gazaliu, njëherë të shkruajmë ‘Mekasidul Felasife’(Qëllimet e filozofëve) dhe ‘Tehafetul Felasife’ (Mospërputhjet e filozofëve).