Szczesny jashtë skuadrës së Juventus për ndeshjen ndaj Udinese

Wojciech Szczesny është lojtari më i ri që i shtohet listës me emrat e lënduar.

Sport

15/12/2019 13:03

Szczesny do t’i mungojë skuadrës së Juventus për ndeshjen e radhës në Serie A, të cilën ‘Zonja e vjetër’ e luan kundër Udinese.

Sipas njoftimit të skuadrës së Juventus, portieri ka ndjerë një shqetësim në krahun e tij, gjatë këtij mëngjesi.

Tek Juventus mungojnë gjithashtu edhe emra si Miralem Pjanic, Juan Cuadrado, Sami Khedira dhe Giorgio Chiellini.

Ramsey është pjesë e skuadrës, por ai thuhet se nuk është 100 % i gatshëm për lojë. /Lajmi.net/