Synon fitoren e 10-të, boksieri shqiptar Nelson Hysa flet për lajmi.net: Jam përgatitur, pres shumë tifozë shqiptarë në Londër

Nelson Hysa do të duelojë në datën 30 qershor në Londër me çekun Pavel Sour, ndaj të cilit kërko nfitoren e 10-të radhazi në boksin profesionist. Për Lajmi.net, Hysa tregon për stërvitjet që ka pasur për këtë luftë ndaj boksierit çek dhe për mbështetjen që pritet ta marrë nga tifozët “kuqezi”. “Kam dy vite që…

Sport

23/06/2023 13:21

Nelson Hysa do të duelojë në datën 30 qershor në Londër me çekun Pavel Sour, ndaj të cilit kërko nfitoren e 10-të radhazi në boksin profesionist.

Për Lajmi.net, Hysa tregon për stërvitjet që ka pasur për këtë luftë ndaj boksierit çek dhe për mbështetjen që pritet ta marrë nga tifozët “kuqezi”.

“Kam dy vite që po stërvitem intensivisht, me 2 ose 3 seanca stërvitore dhe besoj që do jem në lartësinë e duhur për këtë meç. Gjithçka është në planin tonë, po planifikoj cdo muaj nga një ndeshje, për të qenë në formë të mirë dhe mbarvajtja e tregon këtë më së miri”, u shpreh boksieri shqiptar

“Siç jemi kontaktuar edhe nga njerëzit që po merren atje me shitjen e biletave ka një interesim shumë të madh të tifozëve dhe i bëjë thirrje të jenë sa më shumë, të në përkrahin dhe t’i shijojnë velrat e vërteta të boksit në Londër. S’do jem vetëm, por bashkë me boksierët më të mirë shqiptarë”

Gjatë intervistës, Hysa tregoi edhe të ardhmen e tij pas meçit të 30 qershorit.

“Pas këtij meçi përgatitem për një ndeshje të madhe më datën 29 korrik në Tetovë, në një event super të madh sportiv”, përfundoi Hysa gjatë intervistës për lajmi.net

Shkodrani ka arritur 7 nga 10 fitoret e tij me Knock-out, por me e rëndësishme për të është fitorja, duke shtuar se është bërë një punë e madhe nga ai dhe trajnerët e tij./Lajmi.net/