Syla tallet me Pacollin e VV-së: Oj Fitore t’u gzoftë zemra, që na e shtine shllafin mrena

Duke folur për deklaratën e djeshme të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli për instalimin e një fontane në Kuvend, ku deputetët do të pinin ujë me grushte, analisti Valon Syla ka thënë se nuk beson që ajo nuk e di dallimin mes kroit e fontanës.

Lajme

05/07/2022 21:42

Ai ka ironizuar me deklaratën e saj.

Syla ka thënë se deklarata e saj i përngjan gëzimit të disa personave në një fshat të Prishtinës, ku i këndohej instalimit të ujit brenda shtëpisë.

“Këta e dinë fort mirë, fontanë e kru… Kjo i përngjan instalimit të ujit për herë të parë në një katun të Prishtinës…. sikur me thënë oj Fitore t’u gëzoftë zemra që naj shtine shllafin mrena”, ka thënë Syla në T7.