Syla realizon bisedë me Thaçin: Që 5 vite në Hagë, por nuk ka asnjë fazë dëshpërimi, skepse dhe zhgënjimi për gjithçka që ka bërë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka realizuar sot një bisedë 15 minutëshe me Hashim Thaçin në Hagë. Ai ka thënë se kjo është telefonata e katërt që nga 1 nëntori i 2023, kur edhe i është ndaluar vizita në burgun e Hagës. “Kam përfillur të gjitha rregullat e përshkruara në email. Të mos incizohet…

Lajme

17/02/2026 18:12

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka realizuar sot një bisedë 15 minutëshe me Hashim Thaçin në Hagë.

Ai ka thënë se kjo është telefonata e katërt që nga 1 nëntori i 2023, kur edhe i është ndaluar vizita në burgun e Hagës.

“Kam përfillur të gjitha rregullat e përshkruara në email. Të mos incizohet biseda, të mos lëshohet interfoni, të mos jetë askush pranë meje, të mos përmend emra dëshmitarësh, të mos flas me alegori (me rrotlla, aludime, nënkuptime), sepse mund të bëj vepër penale (me dëshmitarë), mund t’i rrezikoj bisedat në të ardhmën (aludimet). Ky është regjimi më strikt dhe më ortodoks për një tefonatë midis një presidenti të burgosur padrejtësisht dhe një bashkëpunëtori normal të tij në periudhën e përpjekjeve për të ndërtuar një parti demokratike në situatën e re të Kosovës së lirë, pas qershorit 1999. Për të vepruar politikisht në kuadër të pluralizmit të partive politike. Për të marrë pjesë në zgjedhjet e prara të lira, lokale dhe parlamentare (2000/2001), përt ë shijuar ndjenjën e humbjes së zgjedhje dhe bërjen opozitë konstruktive”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se kjo është forma strikte e bisedës me Presidentin Thaçi, që ka thënë se ishte njeriu që ka luajtur rol konstruktiv në orientimin e politikës properëndimore të UÇK-së në vitet 98/99, e që luajti rol konstruktiv në transformimin e UÇK-së në Trupa Mbrojtëse në Kosovës, sot FSK, në KPA, si trup vendor/ndërkombëtar deri në zgjedhjen e institucioneve shtetërore të Kosovës.

Ai ka thënë se Thaçi, më 17 nëntor 2007, ka arritur që PDK-në ta bëj fituese të zgjedhjeve në nivel lokal dhe qendror, duke u bërë kryeministër i vendit më 9 janar 2008, e më pas e shpalli Pavarësinë e Kosovës në Kuvend më 17 shkurt 2008.

Syla ka thënë se Thapi, udhëhoqi Kosovën e pavarur dhe të pranuar ndërkombëtarisht nga shtete më cilësore që ka globi, modernizoi infrastrukturën mesjetare rrugore dhe atë shkollore, kultivoi marrëdhëniet me SHBA-të dhe vendet e perëndimit, si dhe u bë bashkëpunues me një gjykatë që mori dritën e gjelbërt nga vetë Kosova.

Ai ka thënë gjithashtu, që pavarësisht që janë bërë pesë vite e tre muaj që Thaçi mbahet në Hagë, ani ende nuk është lodhur, nuk është rraskapitur dhe nuk është mposhtur as nuk është lëkundur shpirtërisht, moralisht dhe politikisht, sepse beson rrënjësisht në pafajësi dhe drejtësi.

“Me njeriun i cili bart mbi supe një barrë të madhe të punës, angazhimit dhe përkushtimit publik për të mirën e vendit. Me njeriun i cili ka ndërgjegje të lartë dhe qetësi epike morale për çdo veprim, fjalë dhe qëndrim në jetë. Me njeriun që edhe në këtë fazë të procesit gjyqësor nuk ka asnjë shenjë dëshpërimi, skepse dhe zhgënjimi për gjthçka ka bërë në jetë. Me njeriun, për të cilin sot, 40 minuta pas telefonatës një popull i tërë doli në manifestin paqësor me slloganin DREJTËSI, JO POLITIKË. Me njeriun i cili këtu e 18 vjet më parë shqiptoi fjalët sa historike, aq magjike “… shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik…”, me njeriun që meriton një sekondë e më parë të jetë në vendin e tij, në Kosovën e lirë dhetë pavarur. Me njeriun që beson në drejtësi, e që po numërohen ditët e fundit kur të konfirmohet drejtësia. Lirimi o Presidentit Thaçi dhe i bashkëluftëtarëve tjerë çlirimtarë. Sot isha qytetari më i nderuar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Syla.

Ai ka uruar Pavarësinë Thaçit, duke i uruar ardhje sa më të shpejtë në mesin tonë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: